image Gjermania ia dhuron sot QKUK-së 15 respiratorë

Shëndetësi

Gjermania ia dhuron sot QKUK-së 15 respiratorë

news image

Republika Federale e Gjermanisë do t’i dhurojë sot QKUK-së 15 respiratorë, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se ceremonia e dhurimit të këtij donacioni do të fillojë në orën 09:00.

“Ceremonia e dhurimit të këtyre respiratorëve do të mbahet të enjten më 8 tetor 2020, duke filluar prej orës 09:00 pranë objektit të Administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në këtë kumtesë.

Kjo ministri njofton se të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Joern Rohde./Gazeta Sinjali/