Gjermania i jep donacion të 500 mijë eurove Qendrës Mjekësore të FSK-së
Sinjali.com
11 Shtator 2020 16:47
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të pajisjeve mjekësore nga Republika e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në
Facebook.
Sipas kësaj ministrie, ky donacion i cili iu dorëzua Qendrës Mjekësore të FSK-së kap vlerën e 500 mijë eurove./Gazeta Sinjali/