Kryeqyteti i Belgjikës, Brukseli i është bashkuar listës së kuqe nga qeveria gjermane, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus atje.
“Kjo do të thotë se çdo udhëtar i ardhur kohët e fundit nga Brukseli është i detyruar t’i nënshtrohet një testi COVID-19 dhe të hyjë në karantinë derisa të dalë një rezultat negativ”, tha qeveria.
Paralajmërimi nxitet kur një rajon regjistron më shumë se 50 infeksione të reja për 100 mijë banorë, në një periudhë shtatëditore. /Gazeta Sinjali/