image Gjermania e gatshme ta përshpejtojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Evropë

Gjermania e gatshme ta përshpejtojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

news image

Gjermania është e përgatitur të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha ministri i saj i jashtëm.

Procesi i anëtarësimit të anëtarëve të rinj zakonisht mund të zgjasë deri në një vit, por, sipas Reuters, Annalena Baerbock tha se ministrat që u mblodhën për takimin e NATO-s në Berlin, kishin rënë dakord se momenti nuk duhet humbur.

Gjermania ka përgatitur gjithçka për të bërë një proces të shpejtë ratifikimi“, u tha Baerbock gazetarëve.

Duke iu referuar mundësisë që të ketë një periudhë kur Suedia dhe Finlanda mund të mos mbulohen ende nga garancia se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve, ajo thotë se nuk duhet të ketë “zonë gri, ku statusi i tyre është i paqartë”.

Homologia e saj kanadeze Melanie Joly thotë se shpreson që çdo marrëveshje për vendet që do të bashkohen mund të arrihet “brenda javësh”.

/GazetaSinjali/