image Gjermania e deklason Letoninë, shënohen tetë gola

Futboll

Gjermania e deklason Letoninë, shënohen tetë gola

news image

Kombëtarja e Gjermanisë ka luajtur ndeshjen e fundit miqësore para Kampionatit Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Die Mannschaft e shpartalluan Letoninë me rezultat të thellë 7-1.

Robin Gosens e filloi i pari, më pas Ilkay Gundogan, e vazhdoi Thomas Muller, pastaj Kai Havertz dhe Serge Gnabry e mbylli në pjesë të parë.

Për dy golat e fundit u përkujdesën Timo Werner dhe Leroy Sane që realizuan në pjesë të dytë.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Aleksejs Saveljevs.

Kjo ishte ndeshja e fundit parapërgatitëse për gjermanët, pasi nga 11 qershori do jenë në EURO, ku do të tentojnë të fitojnë këtë garë. /Gazeta Sinjali Sporti/