image Gjermania do të ndalojë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të COVID-19

Evropë

Gjermania do të ndalojë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të COVID-19

news image

Gjermania e ka klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si një “zonë shqetësuese të varianteve”, duke ndaluar të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore në vend.

Kjo masë pritet të hyjë në fuqi nga dita e diel.

Ambasada gjermane në Mbretërinë e Bashkuar tha se klasifikimi i ri është për shkak të “shpërthimeve lokale që po ndodhin përsëri, duke përfshirë raste të varianteve më infektuese siç është varianti indian aktualisht”.

Qytetarët dhe banorët gjermanë që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar do të lejohen në Gjermani, të tjerët do të kenë nevojë për një arsye thelbësore. Të gjithë do të lejohen të paraqesin një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë dhe do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dy-javore pas mbërritjes./GazetaSinjali/