Zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë ka thënë se një “krim i tmerrshëm lufte” ishte kryer në qytetin ukrainas Buça dhe bëri thirrje për sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë.
“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje“, tha Robert Habeck për gazetën gjermane Bild një ditë pasi trupat e gati 300 civilëve u gjetën në varre masive pasi trupat ruse u tërhoqën, shkruan Al Jazeera.
“Mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE-së”, shtoi Habeck.