image Gjermania ndihmon kompanitë që u dëmtuan nga pandemia, planifikon t'i ndajë 22 miliardë euro

Evropë

Gjermania ndihmon kompanitë që u dëmtuan nga pandemia, planifikon t’i ndajë 22 miliardë euro

news image

Gjermania ka menduar që të ju dalë në ndihmë kompanive dhe vetëtëpunësuarve të prekur nga COVID-19, nga janari deri në qershor të vitit 2021.

Ky shtet ka planifikuar që t’i ndajë 22 milardë euro për këto kompani.

Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, pakoja e ndihmës për koronavirus gjatë nëntorit në Gjermani për të kompensuar kompanitë e prekura nga masat e izolimit këtë muaj, do të arrijë në 14 miliardë euro, përcjellë Gazeta Sinjali.

Si pjesë e masave të reja lehtësuese kundër COVID-19, kompanitë mund të marrin deri në 200,000 euro për muaj për të mbuluar shpenzimet, si qiratë, ndërkaq që sipërmarrësit individual mund të marrin deri në 5,000 euro.

Gjermania ka mjaftueshëm fuqi për të lëshuar më shumë masa lehtësuese dhe stimuluese në rast nevoje, ka thënë të enjten ministri i financave Olaf Scholz.

Gjermania planifikon të marrë hua më shumë se 300 miliardë euro këtë vit dhe tjetrin, por duhet të marrë në konsideratë se cilat masa lehtësuese janë më të nevojshme, kishte shtuar Scholz.

/Gazeta Sinjali/