image Gjermanët lahen me ujë të ftohtë pas krizës me gazin rus

Evropë

Gjermanët lahen me ujë të ftohtë pas krizës me gazin rus

news image

Qyteti gjerman i Hanoverit e ka fikur ngrohjen dhe ka kaluar në dushe të ftohta në të gjitha ndërtesat publike për shkak të krizës së gazit rus.

Është qyteti i parë i madh që ndal ujin e nxehtë, pasi Rusia uli në mënyrë dramatike furnizimin me gaz për Gjermaninë.

Gjermanëve u është thënë të presin masa gjithëpërfshirëse për reduktimin e gazit dhe tarifa shtesë në faturat e tyre të energjisë.

Dhe BE-ja ka rënë dakord të ulë kërkesën për gazin rus këtë dimër për 15%.

Në përpjekje për të kursyer energji, qyteti verior i Gjermanisë, Hanoveri, ka vendosur që uji i nxehtë të mos jetë më i disponueshëm për larjen e duarve në ndërtesat publike, ose në dushe në pishina, salla sportive dhe palestra.

Shatërvanet publike po fiken gjithashtu për të kursyer energji dhe gjatë natës nuk do të ketë drita në ndërtesat kryesore si komunat dhe muzetë.

Kryebashkiaku, Belit Onay, tha se kanë qëllim uljen e konsumit të energjisë së qytetit me 15% si reagim ndaj një “mungese të menjëhershme të gazit” që përbën një sfidë të rëndësishme për qytetet e mëdha.

/GazetaSinjali/