image Sputnik: Merkel e dha dritën e gjelbër, gjermanët po e armatosin Kosovën

Kosovë

Sputnik: Merkel e dha dritën e gjelbër, gjermanët po e armatosin Kosovën

news image

Teksa nga njëra anë Gjermania po i shtyen negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nga ana tjetër po negocion me Kosovën për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, shkruan Sputnik, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediumit rus, autoritetet në Prishtinë kanë negociuar prej muajsh me shërbimet e inteligjencës gjermane për prokurimin e topave dhe sistemeve të raketave antitank për ushtrinë e Kosovës, dhe përqendrimi i tyre është në plotësimin e armëve të vogla dhe armë moderne të këmbësorisë.

Me armatimin e Kosovës, sipas Sputnikut Gjermania po i shkel rregullat dhe ligjet e veta, sepse dispozita e vitit 1971 e ndalon në parim eksportimin e armëve në vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Shqiptarët e Kosovës deri më tani, shkruan Sputnik, kanë shpenzuar rreth 170 milionë euro në Gjermani për blerjen e armëve, pajisjeve dhe trainimit të anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe po negociojnë blerjen e pushkëve automatike gjermane G-36 (Heckler dhe Koch) dhe tankeve Leopard 2. /Gazeta Sinjali