COVID-19

Të infektuar

224

Të sheruar

37

Të vdekur

6

Dietë/ Gjërat që duhet t’i dini nëse dëshironi të mbani dietë

news image

Nutricionisti dhe themeluesi i “Nosh Detox”, Getta Sidhu-Robb, ka thënë se dieta mund t’i dobësojë kockat. Sipas tij kjo mund të jetë një problem shumë i madh për ata që merren me stërvitje intensive sepse rritet rreziku i lëndimit.

Kur një person mban dietë, nivelet e ulëta të karbohidrateve bëjnë që niveli i sheqerit në gjak të bjerë dhe trupi fillon të zbërthejë yndyrën për ta përdorur si energji dhe kjo çon në humbje në peshë.

“Dieta jep rezultat më të mirë kur zbatohet nga një deri në dy javë”, citohet të ketë thënë Sidhu-Robb.

Sipas tij nëse një dietë zbatohet në një periudhë kohore më të gjatë, ajo mund ta dëmtojë edhe muskulin e zemrës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin