image Gjenerallejtënant Jashari: Populli ynë liridashës, asgjë nuk mund të na mposhtë

Sociale

Gjenerallejtënant Jashari: Populli ynë liridashës, asgjë nuk mund të na mposhtë

news image

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit, ka përkujtuar dëshmorët e kombit dhe sakrificën e secilit qytetar në kontributin e çlirimit të Kosovës.

Duke nderuar dhe kujtuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe sakrificën e çdo qytetari të vendit tonë, ne nderojmë atdheun dhe të ardhmen tonë“, ka shkruar Gjenerllejtënant Jashari.

Gjithashtu, Jashari shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për NATO-n, SHBA-në dhe vendet demokratike mike, për kontributin dhe rolin kyç në kurorëzimin e aspiratës tonë shekullore.

“Njëzet e tre vite më parë u konfirmua përgjithmonë fitorja e vlerave të paqes, lirisë dhe humanitetit kundër së keqes, krimit e barbarisë.U konfirmua se populli ynë liridashës dhe paqedashës është pjesë e perëndimit dhe që nuk ka asgjë që mund të na mposhtë”, vijoi tutje Jashari.

Jashari mes tjerash tha se me miqtë tanë, të udhëhequr nga SHBA, do të punojmë dhe kontribuojmë së bashku për të mbrojtur paqen, lirinë, sigurinë dhe stabilitetin kudo në botë.

/GazetaSinjali/