image Zelensky: Izraeli dhe Ukraina përballen me të njëjtin kërcënim

Botë

Zelensky: Izraeli dhe Ukraina përballen me të njëjtin kërcënim

news image

Presidenti i Ukrainës Zelensky së fundmi ka kërkuar ndihmë nga Izraeli, që t’i ndihmojë rezistencës kundër ushtrisë ruse.


Kërcënimi është i njëjtë për ne dhe për jushkatërrim total i popullit, i shtetit, i kulturës “, tha presidenti Zelensky

Drejtuar izraelitëve ai tha: “Dua që ju ta dëgjoni këtë dhe të mendoni për këtë datë, 24 shkurt, fillimi i pushtimit të Rusisë në Ukrainë“.

Zelensky këto ditë i përshkruan si një tragjedi për popullin ukrainas dhe atë hebre, si dhe për të gjithë botën, shkruan SkyNews.

Njerëzit tanë tani janë të shpërndarë nëpër botë, ata kërkojnë strehim, ata gjejnë mënyra për të qëndruar në paqe ashtu siç bënit ju, por pushtimi i Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm një operacion ushtarak siç pretendojnë ata në Moskë“, tha tutje numri një i Ukrainës.

Ajo është një luftë në shkallë të gjerë që synon të shkatërrojë kombin tonë, fëmijët tanë, familjen tonë, shtetin tonë, qytezat tona, qytetet, komunitetin, kulturat tona gjithçka që përfaqëson ukrainasit si ukrainas“, përfundoi Zelensky.

/GazetaSinjali/