image Gjenerali i ushtrisë amerikane: Shpresoj që Biden të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit

Evropë

Gjenerali i ushtrisë amerikane: Shpresoj që Biden të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit

news image

Gjenerali i ushtrisë amerikane për Evropë, Ben Hodges, po shpreson se në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, do të përfshihet edhe presidenti më i ri SHBA-së, demokrati Joe Biden, shkruan Gazeta Sinjali.

Hodges përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter po ashtu, shpreson që Kosova të ketë edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it dhe NATO-s.

“Kjo është e rendësishme. Të gjitha palët duhet të besojnë se ka drejtësi. Shpresoj që Administrata Biden të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit, me këdo që populli i Kosovës të zgjedhë si Udhëheqësin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it të NATO-s atje”, shkroi ai në Twitter.

/Gazeta Sinjali/