image Kjo është gjendja aktuale e ajrit në Prishtinë

Kosovë

Ndotje/ Kjo është gjendja aktuale e ajrit në Prishtinë

news image

Ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i pashëndetshëm në mëngjesin e sotëm në bazë të matjeve që janë publikuar në ueb faqen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Nga matjet e bëra sot në ora 08:00, ajri në Prishtinë është i ndotur dhe i pa shëndetshëm për një grup të caktuar njerëzish, ku niveli është prej 160 PM.

Ndërkaq gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, niveli i ndotjes ka qenë më i madh, ku është shënuar niveli prej 170 PPM që është shumë më i pashëndetshëm se vlera aktuale.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë ka pasur protesta vitet e kaluara./Gazeta Sinjali/