Sulme të rënda kanë ndodhur sot në Izrael, ku sipas Shërbimeve izraelite të emergjencës dhjetëra raketat janë lëshuar nga Rripi i Gazës, teksa u bë e ditur se nga mbrojtja izraelite tashmë është shpallur “gjendje lufte”.
Sipas raportimeve të para, numri i të vrarëve deri më tani nga këto raketa ka shkuar në katër.
Për këto sulme ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila ka njoftuar se deri në këto çaste nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601″, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.