image Gjendje e rënduar në Mjekimin Intensiv Qendror, 95 për qind e pacientëve të pavaksinuar

Shëndetësi

Gjendje e rënduar në Mjekimin Intensiv Qendror, 95 për qind e pacientëve të pavaksinuar

news image

Gjendje e rënduar po vazhdon të jetë në Mjekimin Intensiv Qendror ku gjatë ditës është raportuar se edhe kapacitetet po shfrytëzohen në maksimum.

Gëzim Kunoviku, shef i ndërrimit në Mjekimin Intensiv në QKUK, ka thënë se po punojnë me kapacitetet maksimale.

“Edhe nga aspekti i personelit, jemi në një numër të limituar dhe është një punë mjaft intensive që është duke u bërë. Kapaciteti jonë është 26 shtretër ndërsa për momentin janë 22 pacientë, që do të thotë janë vetëm katër vende të lira”.

“Kjo gjendje mund të ndryshojë për shkak të transfereve, por kapaciteti është ky. Po ashtu e kemi të njëjtën  gjendje nga mjekimi intensiv i Infektivës, pasi është kapaciteti i vogël”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje Kunoviku ka thënë që 95 për qind e të shtrirëve janë të pavaksinuar, ndërsa ata që janë të vaksinuar sipas tij, kanë edhe sëmundje shoqëruese.

/GazetaSinjali/