Në Kosovë, rrugët e mbushura me mbeturina nuk janë të ralla.
Pothuajse në çdo cep mund të hasësh në mbeturina të cilat nuk zënë vend brenda kontejnerëve, shkruan Gazeta Sinjali.
E njëjta situatë është edhe në Ferizaj, konkretisht afër Stacionit Policor.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga vendi, ku shihet se gjendja e mbeturinave është e mjerueshme.
Ai është ankuar duke thënë se “qentë e rrugës rrezikojnë njerëzit në pikë të ditës”.
Sinjalizuesi mes tjerash ka thënë se gjendja e këtyre mbeturinave afër vendbanimeve është kështu tash e disa ditë.