image Gjendje alarmante sot në Itali: 630 vdekje dhe afro 23 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Gjendje alarmante sot në Itali: 630 vdekje dhe afro 23 mijë raste të reja me COVID-19

news image

Njëri ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë është Italia, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet janë shënuar 630 vdekje dhe 22 mijë e 930 raste të reja me koronavirus.

Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 50 mijë e 453 prej 1 milion e 431 mijë e 795 personave të infektuar gjithsej.

Ndërsa, në gjendje të rëndë për jetën janë 3 mijë e 810 pacientë të infektuar, kurse 584 mijë e 493 persona janë shëruar që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/