image Gjendja në kufi: Pritje deri në 50 minuta te Dheu i Bardhë

Kosovë

Gjendja në kufi: Pritje deri në 50 minuta te Dheu i Bardhë

news image

Pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës po regjistrohen te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në vend.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 15:25, kolona e automjeteve në hyrje të kësaj pike kufitare arrin në 300 metra, ndërsa në dalje pritjet janë nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në Han të Elezit pritjet për hyrje dhe dalje janë rreth 20 minuta, ndërsa kolonat në të dyja drejtimet arrijnë në 80 metra.

Në Jarinjë, pritjet në hyrje janë nga pesë deri në dhjetë minuta, kurse në dalje nga dhjetë deri në 15 minuta. Në Kullë pritjet janë deri në dhjetë minuta, ndërsa në dalje është krijuar kolonë prej 100 metrash.

Kolonë prej 100 metrash është regjistruar edhe në hyrje të Muçibabës, ndërsa në Vërmicë kolona arrin në 70 metra. Pritjet në këto dy pika janë nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në pikat e tjera kufitare pritjet kryesisht janë nga tre deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.

Ndërkaq, për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona të regjistruara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/