image Gjendja me COVID-19 në vend, Latifi flet me kryetarët e komunave

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në vend, Latifi flet me kryetarët e komunave

news image

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Ministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi , kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për situatën me pandeminë Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media, ku thuhet se ministri Latifi i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

Latifi tha se në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor janë duke vlerësuar në vazhdimësi situatën epidemiologjike.

Ai kërkoi mbështetjen dhe angazhimin e komunave në fuqizimin e zbatimit të masave, pasi që krahas vaksinimit, ato mbeten mjetet e vetme në frenimin e pandemisë, dhe evitimin e mbylljes totale, rrjedhimisht edhe evitimin e mbingarkesës spitalore dhe mbylljes së veprimtarive ekonomike dhe shkollave.

/GazetaSinjali/