image Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe Spitale rajonale, 49 pacientë në gjendje të rënduar

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe Spitale rajonale, 49 pacientë në gjendje të rënduar

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale po trajtohen 779 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, prej numrit të përgjithshëm, 659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, ku 49 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas ShSKUK-së, është zvogëluar numri i të spitalizuarve me COVID-19.

Postimi i plotë i ShSKUK:

ShSKUK: Shënon ulje të sërishme numri i të spitalizuarve me COVID-19

Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Univeritare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 132 pacientë

Spitali i Gjilanit, 65 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë

Spitali i Ferizajt, 51 pacientë.

/GazetaSinjali/