image Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale - Sinjali

Gjendja me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet dhe klinikat COVID-19 janë duke u trajtuar gjithsej 38 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.

Prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid. Nga ta me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

 /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin