image Gjendja me COVID-19 në Kosovë/ Numri i rasteve aktive

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në Kosovë/ Numri i rasteve aktive

news image

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se në vendin tonë janë 1 mijë e 157 raste aktive, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, që nga shfaqja e rasteve të para e deri më sot, nga ky virus kanë humbur jetën 2 mijë e 970. Kurse, MSh-ja dje njoftoj se me në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur betejën me COVID-19.

160 mijë e 386 raste janë konfirmuar pozitive që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, kurse në 24 orëshin e fundit u konfirmuan edhe 12 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga MSh-ja në 24 orët e fundit 14 mijë e 901 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

Me dozën e parë që nga fillimi i vaksinimit e deri më sot janë vaksinuar 823 mijë e 857 persona. Kurse, me dozën e dytë janë vaksinuar 623 mijë e 183 persona.

Numri i dozave të vaksinës të administruar deri më sot është 1.447.040.

Kurse, nga 12 rastet e konfirmuara pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, katër prej tyre janë në komunën e Prishtinës, kurse Deçani dhe Podujeva kanë nga dy raste pozitive.

Ndërkaq, në Malishevë, Vushtrri, Gjilan dhe Drenas është raportuar për vetëm një rast pozitiv me koronavirus.

Sipas të dhënave të MSh-së në Prishtinë janë 236 raste aktive, që e bënë komunën e parë në këtë listë.

Kurse, pas Prishtinës vjen Gjilani me 76 raste aktive dhe komuna e Prizrenit me 74 raste aktive.

/Gazeta Sinjali/