Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën katër persona të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 12 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Nga këto 12 raste, katër prej tyre janë në komunën e Prishtinës, kurse Deçani dhe Podujeva kanë nga dy raste pozitive.
Ndërkaq, në Malishevë, Vushtrri, Gjilan dhe Drenas është raportuar për vetëm një rast pozitiv me koronavirus.
Sipas të dhënave të MSh-së në Prishtinë janë 236 raste aktive, që e bënë komunën e parë në këtë listë.
Kurse, pas Prishtinës vjen Gjilani me 76 raste aktive dhe komuna e Prizrenit me 74 raste aktive.