Vazhdon të shënoj rritje numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19 në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas raporit të datës 30 gusht 2020, në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1250 pacientë, 1142 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1062 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.
Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 438 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 376 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 812 pacientë, 707 me Covid-19 pozitivë dhe 686 me oksigjeno-terapi.
Raporti statistikor sipas kliniakve COVID dhe spitalet e përgjithshme
– Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 95 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 18 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 173 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë
– Spitali i Pejës, 188 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 154 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 88 pacientë. /Gazeta Sinjali/