Në kohën kur vendi ynë çdo ditë po shënon shifra të larta të vdekjeve dhe rasteve të reja të COVID-19, disa komuna të Kosovës nuk kanë të njëjta shifra, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, komunat me asnjë rast aktiv janë: Juniku, Mamusha, Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Ranillugu, Zveçani dhe Leposaviqi.
Kurse komunat me më shumë raste aktive janë: Prishtina me 2 mijë e 796 që ndiqet nga Prizreni me 1 mijë e 177, Ferizaj me 873, Fushë Kosova me 840 raste dhe Podujeva me 833 raste me COVID-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja. /GazetaSinjali/