Gjendja e përgjithshme në Spitalin e Gjilanit është e mirë dhe shumë më e lehtësuar në krahasim me muajt gusht dhe shtator, sipas kryetarit të kësaj komune, Lutfi Haziri.
Në këtë spital janë duke u trajtuar 18 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa në pritje të rezultateve janë gjashtë persona. Gjendja personave që po trajtohen në këtë spital është e mirë sipas Hazirit.
Gjendja e përgjithshme në këtë spital që nga rastete e para është si në vijim:
Të shëruar janë 1 mijë e 118 persona.
Të vdekur janë 48 persona.
Raste aktive janë 190.
Mostra në pritje 312.