image Gjendja e pacientëve me koronavirus në Spitalin e Gjakovës, 44 pacientë presin rezultatet

Shëndetësi

Gjendja e pacientëve me koronavirus në Spitalin e Gjakovës, 44 pacientë presin rezultatet

news image

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 53 pacientë për koronavirus, ndërsa prej tyre 9 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Prej tyre 17 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 44 pacientë presin rezultatet për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë:

Sipas raportit të ekipes kujdestarë që udhëhiqej nga mjekët: Dr.Pashk Nikaj, Dr.Pleurat Hadri, Dr.Iljaz Pnishi, Dr. Flamur Marku dhe infermierët e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës me 23.07.2020 gjendja është si vijon:

•53 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
• 9 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19,
•44 pacientë presin rezultatet ose mostrat për teste,
•17 pacientë janë me oksigjen.

Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve!/Gazeta Sinjali/