image Gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 27 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 6 prej tyre janë pozitiv me COVID-19, teksa 21 të tjerë janë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë  post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient;

Spitali i Gjakovës, 1 pacient;

Spitali i Pejës, 2 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin