Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 27 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas ShSKUK-së, 6 prej tyre janë pozitiv me COVID-19, teksa 21 të tjerë janë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient;
Spitali i Gjakovës, 1 pacient;
Spitali i Pejës, 2 pacientë./GazetaSinjali/