image Gjendja e ajrit sonte në Prishtinë, e pashëndetshme

Sociale

Gjendja e ajrit sonte në Prishtinë, e pashëndetshme

news image

Me fillimin e stinës së dimrit, rritet edhe ndotja e ajrit, pasi rritet përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje. E për dallim nga fshatrat, kjo ndotje vërehet më shumë në qytete, shkruan Sinjali.

Sipas matësit të AQI-së, ajri në Prishtinë sonte vlerësohet si i pashëndetshëm. Vlera e ndotjes shënon 155 mikrogram për metër kub.

Ky nivel i ndotjes më së shumti është shqetësues për personat e ndjeshëm, si fëmijët, pleqtë dhe personat që kanë probleme me frymëmarrje, andaj iu rekomandohet të mos dalin jashtë.

/GazetaSinjali/