Zyrtarët lokal në Buzove, fshat ky afër Kievit, kanë gjetur një varr me dhjetëra civilë të vrarë.
Varri masiv i fundit i raportuar vjen pasi forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e zonave përreth kryeqytetit, duke zbuluar sasinë e dëmit që trupat ruse kanë lënë pas, ndërsa ata fokusojnë ofensivën e tyre në lindje, shkruan Al Jazeera.
Niveli i shkatërrimit dhe numri i viktimave midis civilëve, duke përfshirë qytetin e Bucha, ka shkaktuar zemërim global.