image Gjendet trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga Vushtrria

Kosovë

Gjendet trupi i pajetë i Musli Krasniqit nga Vushtrria

news image

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë gjetur trupin e pajetë të Musli Krasniqit nga fshati Begaj i Vushtrrisë, i cili ishte shpallur i humbur që nga 28 tetori.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga FSK-ja.

“Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.”

Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.

“Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme”, thuhet më tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/