image Gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës i cili mbeti brenda magazinës së djegur në qendrën tregtare në Tiranë

Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës i cili mbeti brenda magazinës së djegur në qendrën tregtare në Tiranë

news image

Është gjetur trupi i viktimës Arjan Sala që mbeti brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare, në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas disa ditë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00, zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Dyshohet se në momentin e zjarrit, 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka ngecur vetë brenda.

/Gazeta Sinjali/