Një person është gjetur pa shenja jete afër Kishës në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Po, rreth orës 13:00 është gjetur trupi i pajetë. Në vendngjarje ka dalë policia dhe autoambulanca e cila e ka konfirmuar vdekjen. Hetimet janë në vijmësi”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/