image Gjendet pa shenja jete një person në një fshat të Prizrenit

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në një fshat të Prizrenit

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij me datë 15 të këtij muaji në fshatin Pejcic të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës si dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevantë të policisë.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në Polici është cilësuar si vdekje e dyshimtë./GazetaSinjali/