image Tragjike: Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Dobërllukë, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Dobërllukë, dyshohet për vetëvrasje

news image

Sot rreth orës 10:00, në një depo të biznesit privat në fshatin Dobërllukë është hasur një trup i pajetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit rrëfyen se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçare, i cili afër vetes kishte një pistoletë dhe ishte i gjakosur në pjesën e sipërme të trupit.

Sinjali mëson se tashmë për rastin janë njoftuar edhe organet kompetente, ndërkaq sipas burimeve nga emergjenca e Vushtrrisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët të cilët e kanë konstatuar vdekjen.

Hetimet preliminare për motiv kanë pistën e vetëvrasjes, thonë burimet e Sinjalit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/