image Gjendet pa shenja jete një i moshuar në shtëpinë e Pleqve në Pejë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një i moshuar në shtëpinë e Pleqve në Pejë

news image

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:40 në shtëpinë e Pleqve në fshatin Zahaç të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sot rreth orës 11:40, policia është njoftuar se në fshatin Zahaç të komunës së Pejës në shtëpinë e pleqve një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Qendra e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Gashi për Sinjalin./GazetaSinjali/