Gjatë ditës së djeshme në Prizren është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje.
Policia ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, nëna e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.