image Gjendet pa shenja jete një burrë në detin e Durrësit

Shqipëri

Gjendet pa shenja jete një burrë në detin e Durrësit

news image

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga deti në zonën e plazhit të Durrësit.

Sipas policisë, trupi i përket një burri rreth moshës 60 vjeçar.

Në çastin e gjetjes së trupit, ai mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe dhe atlete ngjyrë blu.

Nga kontrolli paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trup dhe dyshohet se është mbytur në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Ndryshe, policia ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje./tch

/GazetaSinjali/