image Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në lumin Vjosa

Shqipëri

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në lumin Vjosa

news image

Një 65 vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Vjosa, në Shqipëri.

Mësohet se N. K., rreth 65 vjeç i cili banonte në Përmet u gjet rreth orës 15:00 dhe dyshohet se është mbytur.

Policia thotë se ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka bërë njoftim se i ndjeri ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/