image Ky është heroi që u fut në det të shpëtonte vëllanë dhe shokun e tij, por u mbyt: Si ndodhi tragjedia në Durrës

Shqipëri

Ky është heroi që u fut në det të shpëtonte vëllanë dhe shokun e tij, por u mbyt: Si ndodhi tragjedia në Durrës

news image

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Durrës, ku një 18-vjeçar u mbyt në det, pasi u fut për të shpëtuar dy të mitur, njëri prej të cilëve ishte vëllai i tij.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për abcnews.al se tragjedia ndodhi në plazhin e Pisht Pallës, ku i riu Anri Kashiku ishte futur për të shpëtuar vëllain e tij Ersian Kashiku dhe shokun e tij 15-vjeçar që rrezikonte të mbytej. Bashkë me ta ishin edhe disa shokë nga Shën Vlashi i Durrësit, fshat që është shumë pranë vendit të ngjarjes.

Abcnews shkruan se ata kanë shkuar paradite në det, por nga mesdita, rreth orës 12:00-13:00 deti ka filluar të trazohet dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.

I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pedalonen në breg.

/GazetaSinjali/