image Indi/ Po bënin selfie, rrufeja mbyt 11 persona në majë të një kulle

Botë

Indi/ Po bënin selfie, rrufeja mbyt 11 persona në majë të një kulle

news image

Të dielën një goditje rrufeje vrau të paktën 11 persona dhe plagosi shumë të tjerë në qytetin verior në Jaipur të Indisë.

Sipas mediave të huaja, rreth 27 njerëz të cilit ishin në majën e një kulle po bënin selfie, në momentet kur ndodhi aksidenti. Tutje mediat kanë shtuar se disa prej tyre edhe u hodhën në tokë.

Një oficer i lartë policie i tha medias se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.

Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36,749 goditje rrufe në vetëm 13 orë.

Gjithashtu, BBC raporton se goditjet e rrufesë kanë vrarë mesatarisht 2,000 indianë që nga viti 2004. /GazetaSinjali/