Një trup i pajetë është gjetur sonte në Prizren.
Bëhet fjalë për një person rreth moshës 65-70 vjeç.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune apo dyshime të tjera.
“Sonte rreth orës 18:20, në rrugën “Rrustë Kabashi” policia ka pranuar informacion se është gjetur një trup i shtrirë në trotuar. Më të pranuar informacionin, policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës për shkak se nuk është gjetur asnjë dokument në trupin e tij dhe nuk dihet përkatësia e tij etnike. Në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune apo dyshime të tjera, Dyshohet se viktima ishte person që bredhte rrugëve si i pastrehë”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta Sinjali/