image Gjendet një grua pa shenja jete në liqenin e Badovcit

Siguri

Gjendet një grua pa shenja jete në liqenin e Badovcit

news image

Një grua pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 14:00 në mes të liqenit të Badovcit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar edhe nga policia.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Sipas policisë, trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për obduksion.

Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen“, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/