Një 72-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Kabash të Vitisë, sot rreth orës 17:50, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan thonë se ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes mësohet se ka dalë ekipi mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit në Viti, i cili e ka konstatuar vdekjen e 72-vjeçarit.
Në vendngjarje kanë dalë po ashtu edhe policia dhe njësia e hetimeve dhe krim-teknikës./Gazeta Sinjali/