Në Graçanicë është gjetur një trup i pajetë i një personi, mëson Gazeta Sinjali.
Sinjali nga burimet mëson se në rrethana të panjohura, një qytetar ka raportuar se ka gjetur trupin e pajetë të viktimës serb të Kosovës.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë dje në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/