image Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Siguri

Siguri/ Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

news image

Gjashtë persona janë lënduar një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si shkak i goditjes së një veture me një kombi, transmeton Gazeta Sinjali.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Mitrovicës”, thotë Policia e Kosovës.

Totali i aksidenteve që kanë ndodhur në 24 –orëshin e fundit sipas policisë është 42, ku 10 prej tyre kane përfunduar me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale./Gazeta Sinjali/