image KFOR-i, i përgjigjet Serbisë për sigurinë në Kosovë

Siguri

Siguri/ KFOR-i, i përgjigjet Serbisë për sigurinë në Kosovë

news image

Zëdhënësi i KFOR-it, Pio Sabeta,  ka folur për mediat serbe rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe pretendimeve të Presidentit serb Aleksander Vuçiq, se në Kosovë gjatë vjeshtës mund të ndodhin sulme ndaj serbëve.

“KFOR-i është vazhdimisht i informuar për situatën dhe rregullisht kryen vlerësimet e sigurisë”, tha Pio Sabeta zëdhënës i KFOR-it në Kosovë.

“KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për mundësinë e shkeljes së situatës së sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë masa të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë” tha Sabeta duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, sipas të cilit ka mundësi për incidente në Kosovë gjatë vjeshtës.

Sabete ka theksuar se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën e sigurisë në tërë Kosovën.